Veprimtaria e lojërave të fatit në Korçë, një në pranga 5 nën hetim

08/07/2021 10:14

Një person është vënë në pranga dhe 5 janë vënë nën hetim për organizim të lojërave të fatit.

I.B., 33 vjeç, banues në Bilisht është arrestuar pasi në lokalin e tij në Bilisht, ai nuk dispononte licencë, u kap duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Qarku Korçë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjysmëfinalja”, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Korçë kanë vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Komisariateve në vartësi të saj, në kuadër e zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të personave që ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, janë ushtruar kontrolle në ambiente e lokale të ndryshme si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 33 vjeç, banues në Bilisht, pasi në lokalin e tij në Bilisht, për të cilin ky shtetas nuk dispononte licensë, u kap duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit N. Xh., 23 vjeç, banues në Pogradec, V. S., 49 vjeç, banues në Korçë, D. B., 32 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll dhe F. Sh., 36 vjeç, banues në Libonik, Maliq, A. L., 46 vjeç, banues në Pogradec, të cilët në lokalet e tyre në Pogradec, Korçë, në fshatin Bitinckë, Libonik dhe Pogradec, shtetasit N. Xh., iu gjetën pajisje që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive, shtetasi A. L., mbante punëtorë të pasiguruar dhe tre shtetasit e tjerë rezultonin të pa regjistruar në organet tatimore dhe tregtonin pije alkoolike pa faturën përkatëse.

 

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA