
Një 23-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt përfitimit.
U arrestua në flagrancë shtetasi R. Ç., 23 vjeç, i cili u kap në fshatin Lazarat, duke transportuar me automjetin tip “Audi”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 250 euro për person.
Por, mesa duket kjo nuk është hera e parë që ky shtetas ndërmerr një akt të tillë penal! Policia njofton se 23-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel