Një qytetar nga Durrësi pret prej tre vitesh një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për ndryshim emri.

Ndërkohë, që ka bërë 10 kërkesa për përshpejtim të marrjes në shqyrtim, por i janë refuzuar. Ai ka humbur këto vite të drejtën e marrjes së diplomës së Juridikut dhe licencës së avokatit, pasi në mungesë të një vendimi të gjykatës së formës së prerë, nuk mundet t’i marrë këto dokumente.
Sekretarja e gjykatatëses, Rilinda Selimi, i thotë se si puna e tij janë 5000 veta në pritje.

Fiks Fare intervistoi ankuesin, i cili thotë se ka tre vjet që pret një vendim nga gjyqtarja Rilinda Selimi, për ndryshim emri, çështje që e ka fituar në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, por që është ankimuar nga gjendja civile. Ai thotë se kjo vonesë e ka privuar atë nga e drejta e marrjes së diplomës se shkollës se lartë Juridik, dhe licencën e avokatit. Dokumente këto dhe kërkesa që i ka paraqitur pranë gjykatës, ka bërë edhe rreth 10 kërkesa për përshpejtim, por nuk i është marrë asnjëra parasysh. Ai gjithashtu pretendon se gjatë kësaj periudhe gjykatësja ka shqyrtuar shumë çështje të tjera të cilat janë regjistruar më vonë se çështja e tij, dhe janë mbyllur brenda gjashtë muajsh.

Vet ankuesi komunikoi me sekretaren e gjykatës Rilinda Selimi, e cila i nxori dosjen për studim, por në të nuk gjeti kërkesat për përshpejtim që ai ka bërë.

Sekretarja thotë se ato kërkesa ruhen në arkiv që të mos humbasin në dosje. “Plus si puna jote ka 5000 veta në pritje dhe se gjyqtarja është e ngarkuar” shton ajo. Kur ai i shpjegon se rasti i tij është specifik, ajo i thotë se në rastet që është pranuar përshpjetimin, kanë qenë raste kur janë tërhequr ankimuesit ose raste të pensioneve.

Lidhur me pretendimet e zotërisë dhe dokumentacionin që dispononte, Fiks Fare i bëri një kërkesë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Kjo e fundit edhe pse kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë pune, nga kërkesa zyrtare, akoma nuk ka kthyer një përgjigje, duke shkelur kështu edhe ligjin për të drejtën e informimit publik i cili i ka të përcaktuara qartë afatet e kthimit të përgjigjes.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA