Tiranë/ 23-vjeçari godet me sende të forta kolegun në ambientet e punës

08/07/2021 14:08
Foto Ilustruese

Një tjetër sherr me sende të forta mes dy personave është regjistruar në Tiranë.

Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se një 23-vjeçar ka goditur me sende të forta një 36-vjeçar në ambientet e magazinës së dyqanit, ku këta dy shtetas punonin.

36-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ngjarja është shënuar në bulevardin “Gjergj Fishta”.

“V. S., 23 vjeç, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e magazinës së dyqanit ku punojnë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. I., 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA