Shpërndante kokainë në lagjet e Italisë, bie në pranga 30-vjeçari shqiptar/ Çfarë e tradhtoi dhe si tentoi t’i shpëtonte policisë

08/07/2021 16:40

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane të Riminit, pasi është kapur me kokainë. Arrestimi i tij u bë mesditën e djeshme.

Mediet fqinje shkruajnë se rreth orës 14:10, në Viale Mantova, një patrullë e policisë që po lëvizte në zonë, vuri re një burrë që udhëtonte me biçikletë, ndërsa herë pas herë kontrollonte territorin me dyshim.

Policët, duke pasur parasysh qëndrimin e të riut, vendosën të kryenin një kontroll mbi të. Kur shqiptarit iu kërkua të tregonte një dokument identifikues, ai menjëherë braktisi biçikletën dhe tentoi arratisjen.

Gjatë arratisjes, duke shpresuar që të mos shihej nga policia shqiptari hodhi disa sende në tokë. Por disa qindra metra më tej agjentët e kapën dhe gjetën edhe ato çka ai hodhi në tokë.

Nga sendet që morën policia sekuestroi një llastik precize, 32 doza që përmbanin lëndë narkotike kokainë të mbyllur dhe gati për shitje, si dhe 145 euro në kartëmonedha me prerje të vogla.

Shqiptari u arrestua për posedim të lëndëbve narkotike dhe tashmë ka marrë një urdhër dëbimi nga territori italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA