Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Uefa ka akuzuar Anglinë pasi një lazer iu drejtua portierit të Danimarkës, Kasper Schmeichel gjatë gjysëmfinales së Euro 2020 të mërkurën në Wembley.
Fotografitë treguan një dritë jeshile në fytyrën e Schmeichel pak para se Harry Kane të merrte një penallti shtesë.
Schmeichel ruajti topin, por Kane shënoi gol ndërsa Anglia fitoi 2-1 duke arritur finalen e së dielës kundër Italisë.
Anglia akuzohet gjithashtu për shkaktimin e një “shqetësimi” gjatë himnit kombëtar të Danimarkës dhe vendosjen e fishekzjarreve.
“Çështja do të trajtohet nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së Uefa në kohën e duhur“, tha një deklaratë nga organi drejtues i futbollit Evropian.
Gjatë himnit kombëtar danez u dëgjua një brohoritje që është kritikuar nga zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Boris Johnson. “Ne nuk duam që tifozët të tallen me skuadrat“, tha ai.
Shoqata e Futbollit dhe zyrtarët e Uefa kërkuan informacione se nga erdhi ajo dritë jeshile.
Pas ndeshjes, përfaqësuesit danezë u pyetën nëse dëshironin të bënin një ankesë zyrtare, por thanë se nuk duan ta çojnë çështjen më tej.
Top Channel