PE kërkon veprime ligjore ndaj Hungarisë për ligjin anti-LGBT

08/07/2021 22:55

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për veprime ligjore ndaj Hungarisë për shkak të një ligji kontrovers që ndalon ekspozimin e përmbajtjes së homoseksualitetit te personat nën 18 vjeç.

Eurodeputetët thanë se ligji shkel “vlerat, parimet dhe ligjet e BE-së”.

Parlamenti Evropian thotë se ligji paraqet edhe një shembull të “çmontimit gradual të të drejtave themelore në Hungari”.

Kryeministri Viktor Orban këmbëngul se ligji është një çështje e Hungarisë, jo e “burokratëve të Brukselit”.

Parlamenti i kërkoi Komisionit Evropian (organi ekzekutiv i BE-së) që të përdorë një mjet të ri, përmes së cilit BE-ja mund të zvogëlojë mjetet financiare për vendet anëtare në rast se ato shkelin sundimit e ligjit.

Parlamenti Evropian gjithashtu bëri thirrje për veprime ligjore kundër qeverisë nacionaliste të krahut të djathtë të Hungarisë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 7 korrik e quajti ligjin një “turp”.

Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA