Operacioni ‘Gjysmëfinalja’, arrestohen 19 persona në Tiranë për ushtrimin e lojërave të fatit

08/07/2021 11:18

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjysmëfinalja”, strukturat e Policisë së Shtetit kanë ushtruar kontrolle në ambiente e lokale të ndryshme në disa qytete të vendit.

Në Tiranë janë vënë nën pranga 19 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” , “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të lejuara dhe “Fshehja e të ardhurave”.

U arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Sh., 37 vjeç, A. Z., 30 vjeç, S. M., 40 vjeç, A. D., 24 vjeç, D. L., 20 vjeç, B. L., 31 vjeç, S. M., 34 vjeç, E. Ç., 22 vjeç, M. S., 33 vjeç, I. L., 22 vjeç, M. Xh., 53 vjeç, G. G., 39 vjeç, A. F., 47 vjeç, G. D., 30 vjeç, A. Q., 39 vjeç, H. M., 46 vjeç, B. H., 21 vjeç, L. B., 45 vjeç, dhe F. H., 52 vjeç.

Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas B. K., 54 vjeç, O. C., 47 vjeç dhe L. D., 38 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sende të ndryshme që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA