Një burrë është gjetur i pajetë nga policia mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Viktima është Kujtim Trushi 55 vjeç banues në lagjen Skënderbeg Lezhë.

Ai është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në banesën e tij.

Kanë qenë banorët të cilët kane ndjerë erën e keqe dhe kanë njoftuar më pas policinë.

Siç shihet edhe nga pamjet u deshën forcat zjarrfikëse që të ndërhyhej në banesë, për të nxjerrë trupin e pajetë.

Mësohet se Kujtim Trushi jetonte i vetëm. Ai u gjend i vdekur në tualetin e shtëpisë së tij.

 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:25, në lagjen Skenderbeg, Lezhë, në banesë e tij , është gjetur pa shenja jete shtetasi K.T., 56 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA