Me pamje nga rindërtimi i Laçit pas pasojave katastrofale të tërmetit të 26 nëntorit, Rama uron një ditë të mbarë
08/07/2021 09:34
Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të enjteje me pamjet nga rindërtimi i Laçit, pas pasojave të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, që goditi vendin tonë 2 vite më parë.
Në videon e publikuar nga Kryeministri paraqiten pamjet e qytetit dhe puna intensive për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara.
“MIRËMËNGJES dhe me zemrën e re të Laçit pas katastrofës së 26 nëntorit tragjik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.
Top Channel