Me Kurtin, “sharra në gozhdë”, asnjë përparim në Bruksel!

08/07/2021 13:30

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë u takuan në Bruksel me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, por nuk u shënua asnjë përparim.

Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve të deritashme. Lajcak ,diskutimet e delegacioneve në Bruksel që i zhvilloi edhe veçantë, edhe bashkë. Ai sqaroi se se ato lidheshin me elementet e dialogut, marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në drejtim të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”. Pala kosovare e kryesuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që është i ngarkuar me çështjen e dialogut, tha se në takim u fol për marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të dialogut dhe për vërejtjet që kanë palët në lidhje me zbatimin e tyre.

“Ne kemi paraqitur vërejtjet tona për marrëveshjet në lidhje me hapat e deritanishëm të Serbisë, për shembull për marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, njohjen e diplomave, lirinë e lëvizjes, pastaj marrëveshjen e fusnotës, pasi kemi parë që pala serbe nuk i ka përmbushur detyrimet e saj ndaj këtyre marrëveshjeve”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër edhe pala serbe e kryesuar nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, tha se pala kosovare asnjëherë gjatë bisedimeve nuk e përmendi çështjen e të zhdukurve ose formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i cili mbetet një pikë ndarëse mes palëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA