Administratorja e një lokali në zonën e plazhit të Durrësit është proceduar penalisht si dhe është ndëshkuar me gjobë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orari të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Shërbimet e Policisë në Stacionin e Policisë Plazh kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasen E. S., 23 vjeçe, pasi në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë në lokalin që administronte, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Gjithashtu, për këtë subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel