Lojërat e fatit, policia aksion blic në gjithë vendin, ‘zbarkojnë’ edhe në Fier

08/07/2021 11:37

Policia ka ‘zbarkuar’ edhe në qytetin e Fierit, ku në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja” janë kontrolluar 17 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit dhe është vënë nën pranga 1 person, ndërkohë që një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Ç., 33 vjeç, banues në Babunjë, Divjakë, pasi gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të shtetasit Z. K., u konstatua nga shërbimet e Policisë me një aparat celular i cili kishte të instaluar programin që përdorej për organizimin e lojrave të fatit, lloto sporti.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin G. S., 46 vjeç, banues në Çeren i Vogël, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, u gjet një kartë sim e cila do të dërgohet për ekzaminim pranë Institutit të Policisë Shkencore, e cila dyshohet se përdoret për zhvillimin e lojërave të fatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA