Klea Huta dhe Elgit Doda, mesazh prindërve për të përdorur ndenjëse të posaçme për fëmijë për udhëtimet me mjet!

08/07/2021 19:56

Një numër befasues prindërish vendosin jetët e fëmijëve të tyre në rrezik kur drejtojnë makinën, duke mos përdorur ndenjëset e posaçme për fëmijë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), ka nisur fushatën e sigurisë rrugore ku janë ftuar personalitete të njohura nga fusha të ndryshme për të ndarë mesazhe ndërgjegjësuese për sigurinë dhe edukatën rrugore, udhëtimin me kujdes dhe për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Si prindër të rinj e të përgjegjshëm, kësaj fushate i janë bashkuar artistët Klea Huta dhe Elgit Doda si Ambasadorë të Sigurisë Rrugore duke ndarë me publikun në një video 1 minutëshe këshilla për përdorimin e ndenjësve të posaçme të fëmijëve në udhëtimet me mjet. Statistikat shprehen se përdorimi i tyre ul me 71% mundësinë për dëmtime fatale te foshnjat. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), 500 fëmijë humbin jetën çdo ditë nga aksidentet rrugore. Gjithashtu, aksidentet rrugore renditen ndër shkaktarët kryesorë për vdekjet e fëmijëve të moshës 3-14 vjeç.

Klea Huta dhe Elgit Doda këshillojnë familjet që sa herë të udhëtojnë, të marrin masat që fëmijët të jenë sa më të sigurt:

1. Të përdoret gjithmonë ndenjësja për fëmijë në çdo udhëtim.
2. Të zgjidhet një ndenjëse e përshtatshme, sipas peshës dhe gjatësisë së fëmijës.
3. Të zgjidhjet një model i certifikuar, që përmbush standardet e nevojshme të sigurisë (etiketë E, që tregon se përmbush Standardin ECE të Kombeve të Bashkuara).

Për informacione të tjera mbi sigurinë rrugore, DPSHTRR fton qytetarët të vizitojnë:
www.dpshtrr.gov.al

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA