Kishte humbur në plazhin e Shëngjinit, policia gjen 7-vjeçarin
08/07/2021 16:24
Një fëmijë 7 vjeç, që kishte humbur në plazhin e Shëngjinit, është gjetur sot në zonën e Kunes.
Policia njofton se djali iu dorëzua familjarëve, në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Patrulla e plazhit Shëngjin, në zonën e Kunes, ka bërë të mundur gjetjen e një fëmije 7 vjeçar, i cili kishte humbur pranë kësaj zone.
Punonjësit e Policisë ua dorëzuan fëmijën familjarëve shëndoshë e mirë.
Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm.
Top Channel