Irak, goditet me raketa Zona e Gjelbër në Bagdad ku ndodhet ambasada e SHBA-së

08/07/2021 08:34

Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, është sulmuar me 3 raketa Zona e Gjelbër në të cilën ndodhet ambasada e SHBA-së.

Në një deklaratë nga Rrjeti Meyda i Sigurisë të lidhur me qeverinë e Irakut thuhet se në orët e natës vonë ndaj Zonës së Gjelbër janë lëshuar 3 raketa Katjusha.

Gjithashtu bëhet e ditur se vazhdojnë punimet inteligjente për të kapur personat përgjegjës për sulmet.

Rikujtohet se edhe të martën janë ndërmarrë sulme me raketa dhe me dronë të mbushur me eksploziv ndaj bazave ku qëndrojnë ushtarët amerikanë në qytetet Al Anbar dhe Erbil.

Sulmet në fjalë pretendohen se kryhen nga forcat milice shiite që janë të afërta me Iranin./Anadolu Agency

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA