E rëndë/ Kamioni futet me të kuqe, përplas për vdekje 7-vjeçaren. Babai mes lotësh: Do i dhuroj organet e saj
08/07/2021 18:43
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Nikea të Greqisë. Një vajzë 7-vjeçare është përplasur për vdekje nga një kamion, teksa ishte me kushërirën e saj duke kaluar rrugën.
Mes lotësh babai i të voglës rrëfeu për mediat greke se vajza e tij u përplas për faktin se shoferi i kamionit nuk respektoi semaforin e kuq. Po ashtu ai tha se do të dhurojë organet e 7-vjeçares për ata që kanë nevojë.
“Ai vrau një shpirt, ëngjëllin tim të vogël. Unë kisha ëndrra për të, m’u shkatërruan ëndrrat. Unë do të dhuroj organet e saj, sytë, zemrën, për fëmijët që luftojnë për jetën”, tha babai i viktimës.
Top Channel