“E çova në parlament”/ Përgjimet e SPAK zbulojnë personin misterioz që lidhet me të arrestuarit e Lushnjes

08/07/2021 13:40

Bazuar në dosjen e SPAK, Bujar Murati dhe Ibrahim Lami shfaqën të shqetësuar që dy kompanitë që humbën tenderin për rehabilitimin e kanalit vaditës janë ankuar të Komisioni i Prokurimeve Publike. Ato flasin në telefon për këtë çështje, teksa përmendin edhe një person të tretë, të identifikuar nga dosje me shkronjën “B”.

Këtë të fundit, biznesmeni e ka përcjellë në Parlament,duke hedhur dyshime që mund të jetë një deputet.

“Sërish më datë 28.09.2020, ora 12:26, midis të dyshuarve Flamur dhe Ibrahim zhvillohet në një bisedë telefonike nga e cila përftohet e dhëna se Flamuri raporton tek Ibrahimi se “i kanë kthyer përgjigje që të premten atij, se ai të ka të drejtë ta ankimojë tek APP, dhe se nuk e di se ça do bëjë më ai”. Nga ana tjetër Ibrahimi shprehet “se nuk e le me kaq as B…, se dikush tjetër aty lart ka folur”, shkruhet në dosje.

Një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit tregon se ata kanë njohje me njëri-tjetrin, ku thotë se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”, sipas dosjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA