Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës, drejtim të parregullt të mjetit dhe mosbindje ndaj policisë, është arrestuar sot në Sarandë.
Sipas policisë, në datën 3 korrik, ky shtetas ka dëmtuar xhamin e makinës së forcave blu dhe më pas nuk ka ndaluar, pasi nuk kishte patentë.
22-vjeçari me iniciale I.J. do të hetohet më tej nga Prokuroria e Sarandës.
Njoftimi i policisë:
Vihet në pranga një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin I. J., 22 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datën 03.07.2021, duke kryer manovra të gabuara ka dëmtuar xhamin e një mjeti të policisë si dhe nuk i ka ndaluar punonjësve të policisë pasi ishte i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel