Britney Spears, nga banjoja, ka postuar një foto nudo në rrjete sociale, që i ka bërë fansat të dyshojnë nëse është apo jo ajo në të vërtetë. Shumë janë të bindur se fotografia nuk është e saj ose dikush ka ndërhyrë me photoshop dhe kjo për një arsye goxha bindëse.
Ndjekësit kanë vënë re se në shpinën e artistes mungojnë disa tatuazhe dhe për këtë arsye nuk janë të sigurt nëse është ajo apo jo. Ata shprehen se të pakën tatuazhi në qafën e saj duhej të ishte i dukshëm në foto.
“Ku është tatuazhi i saj në qafë? Kjo nuk duket si Britney”, ka pyetur dikush.
“Ne dimë që nuk je ti kjo”, shkroi një tjetër.
“Të gjithë e dini që kjo nuk është Britney”, komentoi një tjetër ndjekës.
Edhe më herët fansat e Britney-t kanë dyshuar se ajo nuk e menaxhon vetë faqen e Instagram-it. Dyshimet lindën pas ajo publikoi një video ku shfaqej duke kërcyer me një palë taka të larta dhe përkrah saj shkruhej:
“Kjo ishte nga dita tjetër!!! Hera ime e parë duke kërcyer me taka pas një kohe të gjatë… projekti im i ri i vogël”.
Menjëherë pas këtij postimi, fansat e këngëtares nisën nga teoritë konspirative, sipas së cilave Britney nuk e ka më vetë në dorë faqen e saj në Instagram.
Fansat e saj u shprehën të bindur se nuk ka asnjë mundësi që Britney të ketë qenë në një sallë kërcimi, sepse ajo ka qenë me pushimi në Haëaii. Madje disa thanë se videoja do të jetë bërë një vit më parë dhe nuk është e re.
Top Channel