Me kalimin e orëve, zbardhen gjithmonë e më shumë detaje mbi ngjarjen tronditëse të Haitit, ku presidenti i vendit, Jovene Moise u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij nga persona të armatosur, ndërsa e shoqja ka marrë plagë të rënda.
Zyrtarë të qeverise haitjane besojnë se agresoret ishin “mercenarë”, të cilët ishin hequr si agjentë të DEA-s amerikane. Në njërën prej videove të sulmit, njëri prej tyre dëgjohet duke folur me megafon dhe me një anglishte të pastër, thotë:”Operacion i DEA-s. Të gjithë në tokë. Operacion i DEA-s, zmbrapsuni”. Ndërkohë, disa anëtare të tjerë të grupit të sulmuesve, janë dëgjuar të flasin spanjisht. Ambasadori i SHBA-së në Haiti, Bocchit Edmond tha për Reuters se nuk ka asnjë mundësi që ata të kenë qenë agjentë të antidrogës amerikane.
“Ata flasin spanjisht dhe e paraqitën veten si agjentë të DEA-s. Ne e dimë mirë, se kjo nuk është mënyra se si vepron DEA. Unë besoj se ata janë agjentë të rremë. Ekspertët që panë videon thanë se ata janë vrasës profesionistë,” u shpreh ambasadori. Policia në Haiti vrau katër të dyshuar dhe arrestoi dy të tjerë orë pas vrasjes së Jovenel Moise, në rezidencën e tij private në periferi të kryeqytetit, Port-au-Prince, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Tre oficerë policie të mbajtur peng nga të dyshuarit e armatosur u liruan të mërkurën vonë, tha Léon Charles, shefi i Policisë së Haitit. Ngjarjet vijnë mes një kaosi në rritje në një vend ku është shtuar dhuna e bandave dhe kishte pasur protesta ndaj sundimit gjithmonë e më autoritar të presidentit.
Top Channel