Pique fajëson hedhjen e monedhës: Shkaku i humbjes së Spanjës në ndeshjen me Italinë

07/07/2021 18:00

Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Piqué beson se nuk është e drejtë që hedhja e monedhës të përcaktojë se kush do ta ekzekutojë penalltinë e parë, duke pasur parasysh që ata që fillojnë të parët zakonisht fitojnë.

Italia rezervoi një vend në finalen e Euro 2020, pasi mundi Spanjën me penallti në gjysmëfinale në stadiumin “Wembley”.

“Nuk është rastësi që në katër ndeshje në EURO 2020 dhe Kupën e Amerikës fituan skuadrat që i ekzekutuan të parët penalltitë”, shkroi mbrojtësi i Spanjës në “Twitter”.

“Statistikat thonë se kush fillon i pari ka më shumë mundësi dhe në një turne si ky dhe nuk më duket e drejtë që një hedhje monedhe të bën të fillosh me një disavantazh”, thekso Pique.

Alvaro Morata humbi penalltinë vendimtare për Spanjën, ndërsa Jorginho e gjuajti penalltinë vendimtare që ia siguroi Italisë finalen.

Italia do të përballet me Anglinë ose Danimarkën në finale në stadiumin “Wembley” të dielën më 11 Korrik.

Top Channel