Pesë gjërat që mund t’i keni humbur nga dita elektrizuese e 20-të e Euro 2020

07/07/2021 16:33

Kemi arritur në fundin e rëndësishëm të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’ që tashmë ka dhënë më shumë nga sa mund të kishim ëndërruar.

 

Gjysmëfinalja e parë midis Spanjës dhe Italisë ishte një super-ndeshje absolutisht dhe, duke përjashtuar çdo dramë të mëtejshme masive finalja do të jetë një ndeshje interesante mes Azurrëve dhe Anglisë.

Anglia është e vendosur dhe favorite për ta mposhtur Danimarkën sonte në Wembley, por dita e djeshme nga sjelli pesë gjëra që mund t’i kemi humbur nga një ditë e shkëlqyer në Euro 2020.

Telegrafi më poshtë ua sjell të listuara pesë gjërat interesante të ditës së 20-të:

Spinazzola duke kënduar himnin kombëtar me djalin e tij

Azzurrët pësuan një goditje të madhe gjatë fundjavës kur Spinazzola çau ‘tendinën e akilit’ gjatë përballjes së tyre në çerekfinale me Belgjikën.

Ishte një moment dërrmues për 28-vjeçarin që kishte luajtur në nivele të larta dhe ndeshjet e jetës në Euro 2020, por, ndërsa ai nuk mund të ishte i pranishëm personalisht, ai me siguri ishte me shpirt me ekipin kombëtar.

Një video është shfaqur tashmë ku lojtari këndon me pasion himnin kombëtar me djalin e tij nga komoditeti i shtëpisë së tij ndërsa ai fillon shërimin e tij nga operacioni.

‘Ole, ole, ole, ole, ole, Spina, Spina’ – Lojtarët e Italisë këndojnë për shokun e tyre

Ndërsa skuadra italiane festoi fitoren e tyre të rëndësishme, ata u siguruan që të kujtojnë kolegun e tyre të lënduar, Leonardo Spinazzola.

Të mbledhur në grup në fushë, lojtarët e Italisë kënduan këngën e Spinazzolas për t’u siguruar që ai e dinte se ata po mendonin për të.

Kënga për bashkëlojtarin e tyre dukej diçka e bukur.

Thyerja e mallkimit nga Roberto Mancini

Italia ka qenë temë e kampionateve dhe e gjitha është për shkak të punës së trajnerit Roberto Mancinit.

Ish-trajneri i Interit dhe Manchester Cityt i ka shndërruar italianët nga një buzëqeshje në një makinë fituese të pamposhtur.

Sidoqoftë, ndërsa ai do të bëjë gjithçka që mundet për të mbajtur harmoninë e lojtarëve të tij, ishte një moment i mirë i shpengimit personal për trajnerin të martën në mbrëmje.

Duke humbur dy gjysmëfinalet e tij të mëdha në turne me Italinë si lojtar në Euro 1988 dhe Kupën e Botës 1990, Roberto më në fund theu mallkimin e tij me fitoren ndaj Spanjës në Londër.

Rio Ferdinand mendon se Anglia mund ta mposhtë Italinë

I pranishëm në detyrën e analistit në BBC, legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, tregoi se beson se Anglia mund të fitonte të gjithë turneun.

Pas përplasjes mahnitëse mes Italisë dhe Spanjës, ku fitore shënuan Azzurrët, Ferdinand nuk kishte dyshim se ky është turneu që i takon Anglisë për t’u fituar.

Ftesa e UEFA-s për Christian Eriksen

Fazat e hershme të turneut u hodhën në hije nga ngjarja tronditëse në Kopenhagë pasi ylli danez Christian Eriksen ra pa ndjenja në fushë shkaku i arrestit kardiak.

Para tifozëve dhe lojtarëve të tmerruar, mjekët punuan me çmenduri dhe heroikisht, për të shpëtuar jetën e tij para se të dërgohej me urgjencë në spital për trajtim të mëtejshëm.

Disa ditë më vonë, UEFA njoftoi se e ka ftuar Eriksenin, familjen e tij dhe mjekët për finalen e madhe të Euro 2020.

/Telegrafi/

Top Channel