Nga i dyshimtë në hero, Pas asaj gjysmëfinaleje ndaj Spanjës në Paris ku mbërritja e Donnarumës pritej me një farë skepticizmi, tanimë po shkrihet grupimi që ishte rreshtuar apriori me Keylor Navas.

Për L’Equipe në fakt, ish portieri i Milan është pjesë e traditës së madhe të portierëve italianë, një duar artë.

Pas suksesit nga Spanjës Donaruma ka marrë bekimin e gazetës që i ka kushtuar gjysmëfinales së të martës plot 7 faqe duke përfshirë të parën me titullin Allegria, i dedikohet skuadrës së Mancinit që për mediat franceze di të fitojë duke argëtuar por edhe duke vuajtur, duke alternuar futbollin modern me traditën e vjetër mbrojtëse.

Një ndër më të spikaturit është Donnaruma, duke i dhënë notën 7 me etiketimin duarartë. Është ai më i mirë i të kaltërve sipas L’Equipe që shkruan, ” Në moshën 22 vjecare, pason traditën e portierëve të mëdhenj italianë finalistë, që nga Toldo hero i gjysmëfinales së Euro 2000 , te Buffon kampion i Botës në 2006.

Edhe Donnaruma la gjurmën e tij në këtë gjysmëfinale, perfekt në një goditje të Oyarzabal, në një goditje dënimi të Olmo, duke kthyer me grusht çdo tentativë. Por asgjë nuk vlen më shumë se sa penalltia e pritur ndaj Morattës, me atë aftësi për tu hedhur në tokë, kaq të mrekullueshme për një portier që është 196 centimetra i gjatë. Do ta kenë vlerësuar dhe tifozët e PSG, dhe nëse në Paris duhet vendosur se kush do të jetë titullar në bazë të penalltive, beteja është e fortë”.

Referimi i L’Equipe është natyrisht për 34 vjecarin Navas, që vjen pas dy sezonesh si protagonist me PSG, i vlerësuar nga tifozët për paraqitjet dhe aftësinë prej lideri, e po ashtu dhe nga mediat lokale që e kishin pritur me një farë skepticizmi vendimin e klubit të Emirit të Katarit, për ti besuar 22 vjecarit italian. Por tani para syve të të gjithëve janë faktet, dhe portieri nga Kosta Rika duhet të bëjë llogaritë me një koleg që është 12 vjet më i ri, i vendosur të imponohet edhe te PSG. Si titullar, ashtu sic është në këtë kombëtare me të cilën kërkon titullin kontinental.

Top Channel