Sot zhvillohet gjysmëfinalja e dytë EURO 2020 në “Wembley” të Londrës, ku si vendase Anglia pret Danimarkën.

Fituesi përballet më 11 korrik kundër Kombëtares së Italisë.

Ky do të jetë takimi i 15-të mes Anglisë dhe Danimarkës, ku në duelet e kaluara, anglezët kanë regjistruar shtatë fitore, ndërsa danezët katër, ndërsa tre herë janë ndarë me barazim.

Takimi i parë mes Anglisë dhe Danimarkës daton më 5 dhjetor 1956, ndeshje në të cilën anglezët triumfuan 5:2.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy kombëtareve ishte më 14 tetor 2020, në kuadër të Ligës së Kombeve, ndeshje në të cilën danezët siguruan fitore 1:0.

Historiku i plotë i ndeshjeve Angli-Danimarkë:

14 tetor 2020, Angli – Danimarkë 0:1

8 shtator 2020, Danimarkë – Angli 0:0

5 mars 2014, Angli – Danimarkë 1:0

9 shkurt 2011, Danimarkë – Angli 1:2

17 gusht 2005, Danimarkë – Angli 4:1

16 nëntor 2003, Angli – Danimarkë 2:3

15 qershor 2002, Danimarkë – Angli 0:3

11 qershor 1992, Danimarkë – Angli 0:0

21 shtator 1983, Angli – Danimarkë 0:1

22 shtator 1982, Danimarkë – Angli 2:2

12 shtator 1979, Angli – Danimarkë 1:0

20 shtator 1978, Danimarkë – Angli 3:4

15 maj 1957, Danimarkë – Angli 1:4

5 dhjetor 1956, Angli – Danimarkë 5:2

Top Channel