Kosova ka regjistruar sot një humbje jete, për shkak të Covid 19.

Viktima është nga komuna e Gjakovës.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 raste të reja me koronavirusin e ri, bazuar nga 1.575 teste të kryera.

Sipas IKSHPK-së, 8 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa raste aktive aktualisht janë 152.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,819 pacientë me këtë virus.

Janë shënuar 2,262 vdekje, dhe 105,405 të shëruar.

Deri të mërkurën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, janë dhënë 236.035 doza të vaksinës, ndërsa 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër Covid 19.

Top Channel