Ish-deputetja e Australisë, Julia Banks ka ngritur një akuzë të fortë ndaj një ministri aktual në qeveri.
Ajo është shprehur se ai e ka ngacmuar seksualisht gjatë një seance në parlament.
Sipas ish-deputetes kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2017, në një kohë kur ministri u njoftua se ajo do të largohej nga parlamenti.
Banks e ka rrëfyer këtë në kujtimet që ajo ka botuar së fundmi ndërsa nuk pranoi të identifikonte ministrin.
“Ministri erdhi dhe u ul pranë meje, më vuri dorën mbi gju, e vazhdoi ta ngrinte lart ngadalë duke më prekur kofshën në pjesën e brendshme. Që një ministër ta bëjë këtë në krahun e kryeministrit, ai duhej të ishte jashtëzakonisht i pacipë”, tha Banks.
Zyra e Kryeministrit australian, Scott Morrison ka reaguar pas kësaj duke e cilësuar sjellje të papranueshme dhe duke thënë se nuk ishin në dijeni të kësaj situate më parë.
Top Channel