Trembet nga fishekzjarrët, përplas kokën dhe vdes ylli 24 vjeçar i hockey-t!

06/07/2021 13:57

Ylli i hockey-t, Matiss Kivlenieks mbeti viktimë e një aksidenti fatkeq në 4 korrik. 24 vjecari humbi jetën gjatë festës në të cilën po merrte pjesë në një shtëpi ne Michigan.

Kivlenieks kishte qenë në xhakuzi me disa të tjerë kur shpërthyen fishekzjarrët, njëri nga të cilët e goditi në gjoks. I trembur, i riu deshi të ngrihej e të largohej, por rrëshqiti dhe përplasi kokën duke marrë plagë të rënda, të cilat i sollën dhe vdekjen.

Të tjera raporte në media megjithatë e kundërshtojnë këtë variant e thonë se i riu në fakt, ndërroi jetë pikërisht nga goditja e fishekzjarrët në kraharor. Sesi qëndron e vërteta, këtë pritet ta zbardhë rezultati i autopsisë.

Letonezi kishte nënshkruar me Blue Jackets në maj të vitit 2017 dhe pjesën më të madhe të kohës, e kaloi me Cleveland Monsters të Ligës amerikane të hockey-t, ndërsa kishte përfaqësuar dhe vendin e tij në kampionatin e sivjetshëm botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA