Shkak varianti Delta, Izraeli regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 në 3 muajt e fundit

06/07/2021 02:20

Në Izrael është regjistruar numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19 në tre muajt e fundit për shkak të variantit Delta, varianti që u identifikua për herë të parë në Indi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, 343 persona rezultuan pozitivë me COVID-19, që është numri më i lartë i rasteve ditore në Izrael në tre muajt e fundit.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se në vend janë 35 pacientë në gjendje të rëndë dhe më shumë se gjysma e tyre janë persona që nuk janë të vaksinuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA