Rrëzimi i avionit në Filipine, shkon në 50 numri i viktimave

06/07/2021 01:32

Ka shkuar në 50 numri i viktimave nga rrëzimi i avionit të Forcave Ajrore Filipine me 96 persona në bord që u rrëzua në jug të vendit.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Filipineve, Gjeneral Majori Edgard Arevalo, tha se 47 nga të vrarët ishin personel ushtarak ndërsa tre të tjerët ishin civilë.

Ndërkohë, Departamenti i Mbrojtjes Kombëtare përmes një deklarate tha se 49 persona nga personeli ushtarak dhe katër civilë u janë nënshtruar trajtimit. Sipas Agjencisë së Lajmeve të Filipineve, avioni C-130 i Forcave Ajrore Filipine u rrëzua në Patikul, provinca Sulu, në ora 11.30 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA