80 persona rezultojnë akoma të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut në Japoni në një qytet bregdetar.

Rreth 1.500 anëtarë të shërbimeve të shpëtimit janë duke kërkuar të zhdukurit nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara dhe grumbullin e gurëve në vendin e famshëm turistik, raportojnë mediat lokale.

Mësohet se rreth 130 shtëpi dhe ndërtesa u shembën në rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut. Të paktën tre njerëz humbën jetën dhe rreth 550 u larguan nga shtëpitë e tyre dhe u zhvendosën në hotele dhe qendra strehimi.

Sipas informacioneve zyrtare, të paktën 23 persona u shpëtuan gjatë fundjavës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA