
18/05 22:42
Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese në Miami ka shkuar në 32 pas kërkimeve intensive nga ekipet e shpëtimit.
Ndërsa operacioni i kërkimit vijon, sot u gjetën edhe katër trupa të tjerë të pajetë. Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Bashkisë së Miami, Daniella Levine Cava gjatë një konference për mediat.
Ndërkohë, 113 banorë mbeten të humbur, por vetëm 70 prej tyre është e sigurt që ndodheshin në godinë kur ajo u shemb mëngjesin e 24 qershorit.
Ndërsa ditët kalojnë, shpresa për të gjetur njerëz të gjallë nën gërmadha humbet.
Top Channel