Kompeticionet Evropiane/ Klubet shqiptare nisin aventurën

06/07/2021 19:38

Këtë mesjave klubet shqiptare nisin aventurën e tyre në kompeticionet evroipiane për sezonin 2021/2022. skuadra kampione e vendit Teuta do të luajë me Sherifin e Tiraspolit në raundin e parë kualifikues të Ligës së kampioneve dhe trajneri Edi Martini duket optimist në prag të kësaj përballjeje edhe pse pranon që skuadra moldave në letër është më favorite për të kaluar.

Edi Martini: “Kemi bërë një fazë përgatitore të mirë dhe është e rëndësishme që nuk kemi pasur dëmtime. Në përgjithësi skuadra është mirë, edhe lojtarët që kanë ardhur janë të mobilizuar. Kështu që shpresoj që gjithçka të shkojë mirë.Normalisht që në letër janë më mirë se ne, kanë buxhet shumë herë më të lartë se ne. Jemi në një pikë që pavarësisht se nuk jemi të favorizuar, mund të arrijmë më të mirën.

Ndërsa Vllaznia skuadra nënkampione e vendit përgatitet për ndeshjen e saj në Conference league, kompeticioni më i ri i UEFA, ku do të përballet me Siroki brijeg. Trajneri Thomas Brdaric theksoi se skuadra e tij duhet të japë maksimumin në këtë ndeshje që është një eksperiencë e re për të.

Thomas Brdaric: Ne duhet ti shijojme keto dite por gjithashtu duhet te jemi te kujdesshem dhe duhet te kerkojme fitoren. Ne jemi ende duke punuar ne merkato, kam pergatitur ekipin, grupi është gati per kete ballafaqim. Duhet te jemi te kujdesshem pasi është eskperience e re per ne por jo per ata, prandaj duhet te japim maksimumin. Tani ne duhet te tregojme gjithcka dhe te kalojme ne raundin tjeter. Djemt jane te motivuar shume dhe perhere objektivi yne është fitorja dhe kalimi i turit

Sfida mes Teutës dhe Sheriff Tiraspol do të luhet të mërkurën në 19:00 në Niko Dovana me tifozë në masën 30% të kapacitetit të stadiumit, ndërsa Vllaznia do të luajë në transfertë në Bosnje ndaj Siroki Brijeg.

Top Channel