Humbi jetën 20-vjeçari/ Flet dëshmitari i ngjarjes së rëndë në gomisteri: E pash viktimën, u zu në një shtyllë hekuri!

06/07/2021 10:10

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Durrës, në lagjen 14, pasi një 20-vjeçar ndërroi jetë ndërsa ishte duke punuar gomën e një kamioni. I riu, punonjës i  gomisterisë ishte duke punuar gomën kur kjo e fundit shpërtheu duke i marrë jetën.

“Top Channel” ka mundur të sigurojë pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa një dëshmitar ka thënë se ka qenë pranë vendit të ngjarjes në momentin që ka ndodhur shpërthimi fatal.

Ai tregon se sapo kishte kaluar me djalin e tij në vendin ku ndodhi shpërthimi, pasi në të kundërt edhe ata mund të ishin lënduar. Gjithashtu ai thotë se e ka parë me sytë e tij viktimën, që forca e shpërthimit e hodhi në një shtyllë hekuri.

FOTO GALERI
3/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA