Një lajm jo i mirë u dha puntatën e sotme në Për’Puthen për Gilbertën.
Ajo është përjashtuar të shkojë në Kishën Ungjillore në Lushnje nga pastori sepse u bë pjesë e Për’Puthen.
Ai i kishte thënë konkurrentes së personat që bëhen pjesë e atij emisioni nuk mund të jenë pjesë e Kishës.
Gjithashtu pastori nuk ka rinovuar kontratën e punës me të vetëm se ishte pjesë e programit.
“Mora vesh diçka ku është përfshirë Gilberta. Pastori e ka larguar nga kisha. Pastor i Kishës Ungjillore të Lushnjes merr vendime të tilla. Përpiquni të jeni sa më zemërgjerë ashtu siç zoti beson”, tha analisti Arjan Konomi.
“Unë kam frekuentuar kishën ungjillore qëkur isha 16 vjeç. Jam besimtare, e dashuroj zotin, nuk kam qenë shumë e rregullt me kalimin e kohës. Kur u riktheva në Lushnje ai më priti krah hapur. Në momentin që i thash për emisionin ai më tha që nuk më pëlqen ai emision. Ai nuk ishte dakord dhe nuk pranoi të më rinovonte kontratën e punës. Më erdhi keq sepse ai njeri ka ndihmuar shumë njerëz. Më erdhi keq por unë jam e gëzuar. Ai tha se kush shkon atje nuk ka vend këtu në kishë”, tha Gilberta.
Top Channel