Fuqive bërthamore u bëhet thirrje për çarmatim

06/07/2021 09:22

Gjashtëmbëdhjetë vende që janë pjesë e Nismës së Stokholmit për Çarmatimin Bërthamor, u kanë bërë thirrje fuqive bërthamore të veprojnë në drejtim të eliminimit të armëve bërthamore.

Përfaqësuesit e këtyre vendeve u takuan në Madrid më 5 korrik. Ky ishte takimi i katërt me rradhë që kur u inicua kjo nismë më 2019.

Përmes një deklarate, këto vende, iu bë thirrje nëntë fuqive bërthamore që të zbatojnë detyrimet në bazë të Traktatit për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe të “marrin masa të rëndësishme për të promovuar çarmatimit”.

“Përpjekjet për çarmatim bërthamor janë të nevojshme në mënyrë urgjente”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, raporton DPA.

Maas i bëri jehonë deklaratave të presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin se, një përplasje bërthamore në të ardhmën duhet të parandalohet me çdo kusht.

“Duhet të vendoset një bazë për marrëvshje të reja të kontrollit të armëve në mënyrë që numri i arsenaleve bërthamore të ulet edhe më shumë”, tha Maas.

Vendet që janë pjesë e Nismës së Stokholmit nuk posedojnë armë bërthamore.

Përveç Gjermanisë, në grup përfshihen edhe Japonia, Kanadaja, Spanja, Suedia dhe Argjentina.

Nëntë shtetet e njohura ose që besohet të kenë armatime bërthamore janë: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja e Veriut.

Instituti Ndërkombëtar për Kërkimin e Paqes në Stokholm (SIPRI) tha në një raport të muajit të kaluar se këto vende mbajnë rreth 13,080 armë bërthamore.

Anëtarët e takimit të Nismës së Stokholmit gjithashtu përshëndetën njoftimin e bisedimeve të reja të kontrollit të armëve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia në muajin shkurt zgjatën traktatin New Start (Fillimi i RI) për pesë vjet dhe në samitin e tyre muajin e kaluar Biden dhe Putin ranë dakord të fillojnë bisedimet e “stabilitetit strategjik”.

Traktati hyri në fuqi për herë të parë më 2011. Traktati kufizon numrin e kokave strategjike bërthamore.

Biden dhe Putin thanë që zgjatja e traktatit mund të sigurojë një bazë për bisedimet e ardhshme për çarmatimin. Rusia ka thënë që ato diskutime mund të fillojnë këtë muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA