EMRAT/ Njihuni me Top-5 golashënuesit e Kampionatit Evropian

06/07/2021 09:25

Kampionati Evropian i futbollit Euro 2020 tashmë ka arritur në fazën finale.

Italia, Spanja, Anglia dhe Danimarka janë katër skuadrat që kanë arritur në gjysmëfinale në këtij turneu dhe do të kërkojnë një vend në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 korrik në stadiumin “Wembley”.

Sfida e parë gjysmëfinale, ajo ndërmjet Spanjës dhe Italisë zhvillohet të martën, kurse një ditë më vonë ajo ndërmjet Danimarkës dhe Anglisë.

Përveç se në nivel klubesh, Euro 2020 vuri në pah edhe paraqitje shumë të mira të lojtarëve individual.

Sa i përket golashënuesve më të mire deri më tani, Top-5 kryesohet nga sulmuesi i Portigalisë Cristiano Ronaldo me pesë gola, aq sa ka edhe ai i Republikës së Çekisë Patrick Schikc në vendin e dytë. Karim Benzema është në vendin e tretë me katër gola, Forzberg i Suedisë dhe Romleu Lukaku i Belgjikës po ashtu me nga katër gola.

Xherdan Shaqiri është në vendin e gjatë dhe ka realizuar tre gola.

Asnjëri prej këtyre golashënuesve më të mirë nuk ndodhet ne gjysmëfinale të Euro 2020 për shkak se kombëtarët e tyre tashmë janë eliminuar.

Top Channel