Ndonëse ka vaksina të llojeve të ndryshme, në Shqiperi ka rënë interesi i personave për tu vaksinuar ndaj covidit . Shifrat e ulëta të të infektuarëve në 24 , por edhe preferenca për llojin e vaksinave duket se ka ndikuar duke bërë që qytetarët të harrojnë që virusi nuk ka ikur ,dhe se mutacioni Delta na është afruar.
Në Shqipëri fasha e moshës që po vaksinohet është ajo 50 deri 60 vjeç dhe për këta ofrohet coronavac ndërkohë që për ata me sëmundje specifike mjeku i familjes i rekomandon vaksinën Pfizer .
Ka nga ata që tanimë po kërkojnë kombinim vaksinash se mendojnë se me Pfizer mund të udhëtojnë në vende të BE ,por në fakt në Shqipëri nuk lejohet të bëhet kombinimi i dozave.
Ekspertët e shëndetësisë bëjnë apel për tu vaksinuar në mënyrë që të jemi të mbrojtur për çdo situatë që mund të na sjellë vjeshta . Në spitalin covid 1 janë duke u trajtuar në gjendje të rëndë 4 gra të moshave 50-60 vjeçe të cilat nëse do të ishin vaksinuar nuk do të shtroheshin në spital thonë mjekët .
Top Channel