17/11 17:07
Një djalë 11-vjeçar ndërroi jetë pas një aksidenti udhëtimi në ujë në një park zbavitës në Iowa të SHBA-së.
Sipas mediave të huaja, autoritetet po hetojnë shkakun e aksidentit në Adventureland Park në Atloona, Iowa, i cili la tre të tjerë të lënduar.
Gjashtë vetë ishin në udhëtim kur gomonia u rrotullua të shtunën në mbrëmje rreth orës 19:30, sipas një deklarate në faqen e Adventureland Park në Facebook atë natë.
Michael Jaramillo, 11 vjeç, ndërroi jetë për shkak të lëndimeve të pësuara nga aksidenti.
Një tjetër gjithashtu i mitur është në gjendje kritike, tha Departamenti i Policisë Atloona.
“Udhëtimi në këtë lumë mbetet i mbyllur ndërsa hetimi vazhdon”, tha në një njoftim parku.
Top Channel