10 euro për rezidencën e El Chapo-s, Meksika organizon narko-lotarinë!

06/07/2021 13:54

Është edhe një rezidencë e fshehtë e mbretit të narkotrafikut, El Chapo pjesë e lotarisë së organizuar nga qeveria meksikane për të mbledhur para nga asetet e sekuestruara të bosëve të drogës në vend.

Objekti më i lakmuar i lotarisë është pikërisht shtëpia e Joaquin Guzman në Culiacan, vendi ku El Chapo qëndronte i fshehur përpara arratisjes shkurtin e 2014-tës. Cmimet e lotarisë do të dalin në 15 shtator, në ditën e Pavarësisë së Meksikës.

Duke blerë një biletë me vlerë 250 pesos apo gati 10 euro, mund të fitohet edhe banesa në fjalë. Përvec saj, në lojë janë edhe dhjetëra shtëpi të tjera, terreni apo objekte luksi që i përkisnin narkotrafikantëve të rrezikshëm.

Çmimi i parë në total mbërrin në më shumë se 10 milionë euro. Korrikun e 2019-tës, një gjykatë në Nju Jork e dënoi El Chapon me burgim të përjetshëm plus 30 vjet. 62 vjecari u shpall fajtor për dhjetë akuza, përfshirë atë për trafikim të drogës dhe pastrim parash, në muajin shkurt.

Guzman drejtonte kartelin famëkeq Sinaloa në veri të Meksikës, i cili sipas zyrtarëve, ka qenë furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA