Veliaj mban premtimin, sot statuja e Skënderbeut vendoset në parkun qendror të Budapestit, dhuratë nga Bashkia e Tiranës

05/07/2021 08:54

Statuja e heroit tonë kombëtar, Gjergji Kastrioti Skënderbeu vendoset sot në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit.

Vendosja e bustit është nismë dhe dhuratë e Bashkisë së Tiranës per qytetin e Budapestit. Ashtu siç pati premtuar edhe kryebashkiaku Veliaj, monumenti i Skëndërbeut, vendoset në kryeqytetin e Hungarisë, në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që heroi ynë ka pasur me Huniadin, por edhe për miqësinë që vijon mes dy popujve dhe dy kryeqyteteve.

“Sapo në Budapest📍, për vendosjen më në fund të bustit të Skënderbeut në Parkun Qendror – dhuratë e @bashkiatirane për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, shkruan Veliaj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel