U kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, pranga të riut nga Tirana

05/07/2021 13:37
Ilustrim

Një 24-vjeçar u vu nën prangat e policisë pasi u kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.

Policia e ka kapur këtë shtetas, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Cangonj, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte për në qytetin e Bilishtit, Devoll, 2 emigrantë të paligjshëm.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Ë. H., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Rrugore e kanë kapur këtë shtetas, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Cangonj, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte për në qytetin e Bilishtit, Devoll, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin e kufirit në drejtim të Greqisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel