Të mërkurën sërish 40 gradë/ E shtuna freskon lehtë motin në vend, e diela edhe më e freskët

05/07/2021 12:28

Moti ka qenë relativisht i freskët, me vlera të ulëta, gjatë ditëve të fundit, ashtu si edhe sot, ku vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe në të gjithë territorin.

Por, duke filluar nga dita e martë do të kemi një rritje me dy gradë të temperaturave.

Fundjava sërish freskon motin, por e marta, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët me të nxehta të javës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat nuk do të kenë ndryshime ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 26°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 34°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 35°C.

Top Channel