Një dëshmitar kryesor i akuzës kundër themeluesit në arrest të platformës Wikileaks e ka përgënjeshtruar dëshminë e tij fillestare. Deputetë në Gjermani apel Bidenit: T’i jepet fund ndjekjes ndaj Assange.

Ai është gazetari më i njohur, që mbahet në një burg perëndimor: Julian Assange. Që nga prilli 2019 ai mbahet në arrest në Londër. SHBA-ja kërkon ekstradimin e tij – për shkak të publikimit të dokumentave sekrete për misionet ushtarake në Irak dhe në Afganistan. Materialet që atij iu vunë në dispozicion nga whistleblower-ja, Chelsea Manning, ndër të tjera video për supozimin e krimeve të luftës, Assange më 2010 i publikoi në platformën e tij Wikileaks në internet.

Pika kryesore e akuzës, që është përpiluar ndër të tjerë edhe nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka të bëjë me: zbulim dhe rrezikim të burimeve të shërbimeve sekrete. Dënimi maksimal i parashikuar teorikisht në këtë rast është 175 vjet burg. Në janar 2021 një gjykatë në Londër refuzoi ekstradimin e Assangesndër të tjera me argumentimin, se ekziston rreziku për suicid. Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të Assange, sipas raportuesit të posaçëm të OKB-së për torturat, Nils Melzer, është edhe pasojë e kushteve të arrestit në Britaninë e Madhe.

Uk London Julian Assange
Julian Assange, duke dalë nga gjykata “Westminster Magistrates Court” në Londër më 13 janar 2020

Lirimin me kusht gjykata e hodhi poshtë – për shkak të gjoja rrezikut për arrati. Por tani ka një rreze shprese për Assange, sepse dëshmitari sa i rëndësisshëm aq edhe i dyshimtë i akuzës, sipas një njoftimi të gazetës islandeze „Stundin” i ka përgënjeshtruar akuzat e ngritura kundër themeluesit të Wikileaks. Sigurdur Ingi Thordarson fillimisht pati pretenduar, që Assange i kishte kërkuar atij të spiunojë politikanët dhe të hackerojë kompjutera.

Akuzat kundër Assange të „konstruktuara dhe pa bazë”

Këtë deponim islandezi i implikuar në veprimtari kriminale tani e ka tërhequr. Ai thotë, se i ka shpikur këto akuza për të siguruar mosndëshkimin për vete nga ana e Ministrisë së Drejtësisë në SHBA dhe Byroja Federale e Hetimit (FBI). FBI-ja është autoriteti qendror i ndjekjes penale i qeverisë amerikane dhe njëkohësisht shërbimi i brendshëm informativ.

Deputetë të Bundestagut gjerman, që prej kohësh angazhohen për rastin Assange, me këtë kthesë të papritur ndihen të konfirmohet angazhimi i tyre: “Zbulimet e fundit për akuzat e trilluara për hackerim të një dëshmitari kryesor që bashkëpunoi me FBI-në përforcojnë edhe më shumë, se „akuzat kundër gazetarit Julian Assange janë të konstruktuara dhe të pabazuara”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të parlamentarëve nga të gjitha grupet parlamentare të Bundestagut, e vetmja parti që nuk merr pjesë në këtë nismë është Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Themeluesi i Wikileaks në izolim

Anëtarët e grupit parlamentar të punës “Liri për Julian Assange” i apeluan presidentit Joe Biden, që t’i japë fund një herë e përgjithmonë procesit të ekstradimit të nisur nga qeveria paraardhëse e tij nën Donald Trump si dhe ndjekjes së themeluesit të Wikileaks”. Julian Assange për më shumë se dy vjet mbahet nën „kushte pothuajse torture” në burgun e sigurisë së lartë në Belmarsh në Londër. Pavarësisht gjendjes kritike shëndetësore atij i duhet atje të qëndrojë në izolim madje edhe në ditën e ditëlindjes së tij më 3 korrik.

London Aktion Julian Assange Geburtstag Protest
Protesta në Londër më 3 korrik 2021

Nisma parlamentare e Bundestagut në mbrojtje të Assange i ka kërkuar kancelares Angela Merkel, që të „insistojë” gjatë vizitës që do të zhvillojë së shpejti në Uashington për t‘i kërkuar presidentit Biden t’i japë fund ndjekjes ndaj Julian Assange dhe të angazhohet për lirinë e shtypit dhe shprehjes së mendimit. “Për më tepër tani pasi pjesë të rëndësishme të akuzës, ku mbështetet aktakuza e SHBA-së u demaskuan tani si të trilluara”, thekson politikania e partisë „E Majta”, Sevim Dağdelen.

“Skandal humanitar dhe i shtetit ligjor”

Djir-Sarai nga partia liberlademokrate „FDP” kritikon, refuzimin e gjykatës për ta liruar me kusht Assange duke e cilësuar këtë në kushtet e këqia të arrestit si „një skandal humanitar dhe të shtetit ligjor”. Qeveria e SHBA-së e drejtuar nga presidenti Biden duhet ta shfrytëzojë shansin, „që edhe në këtë çështje ta lerë pas epokën Trump”, nënvizon kristiandemokrati, Frank Heinrich. Qendrimi ndaj Assange nuk përputhet aspak me parimet e shtetit ligjor, thekson socialdemokrati Frank Schwabe. Këtij „teatri”duhet t’i jepet fund edhe për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore të themeluesit të Wikileaks.

Deputetja ekologjiste Margit Stumpp përmbledhtas e formulon apelin: „Nëse SHBA-ja dhe bashkësia perëndimore e shteteve do të angazhohet bindshëm për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe shtetit ligjor, ato duhet t’i japin fund, krijimit të modelit të përndjekjes ndaj gazetarëve kritikë, si në rastin Assange. Kriminalizimi i gazetarisë investigative dhe i zbulimeve të krimeve të tmerrshme të luftës, torturave dhe skandaleve të korrupsionit në Wikileaks, dobësojnë jo vetëm demokracinë e shtetin ligjor por minojnë edhe besimin e njerëzve tek institucionet publike”.

Dasëm në burg?

Edhe në Britaninë e Madhe vazhdojnë protestat. Të enjten (02.07) një anije lundroi në Themse në Londër përpara parlamentit dhe ambasadës së SHBA-së duke protestuar për lirimin e Assange.Në bord ndodhej edhe e fejuara e tij dhe nëna e dy fëmijëve që ata kanë bashkë Stella Moris. Assange dhe e fejuara e tij duan sa më parë të martohen. Do të preferonin më mirë ta bënin këtë në gjendje të lirë, por nëse kjo nuk ndodh martesa mund të bëhet edhe në burg.

Top Channel