Rrihet me sende të forta 39-vjeçari në Sarandë, policia në kërkim të autorit

05/07/2021 14:55

Një person është plagosur me sende të rënda ditën e sotme në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:05, në lagjen Nr.4, në afërsi të Portit, ku dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të fortë, shtetasi M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur grupi hetimor i cili vijon veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkaq, në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA