Protesta e tregtarëve në Durrës/ Protestojnë për fushën ku duhet të tregtojnë, nuk ka asnjë kusht
05/07/2021 15:21
Tregtarët e fruta-perimeve janë befasuar paraditen e sotme kur kanë mbërritur te “Fusha e Rërës”, hapësira e vënë në dispozion të tyre nga Bashkia e Durrësit, pas vendimit për rikonstruksionin e tregut aktual të fruta-perimeve në qytet.
Një pjesë e mirë e tregtarëve e kanë kundërshtuar tregtimin në këtë vend, ndërsa ata që vendosën të vijojnë aktivitetin protestuan sërish pasi kjo hapësirë nuk plotëson asnjë kusht minimal për ushtrimin e aktivitetit të tyre.
Në këto kushte, tregtarët kërkojnë që të paktën t’u jepet mundësia të tregtojnë afër stadiumit, ku gjatë pandemisë u krijua një tjetër hapësirë për tregtimin e fruta-perimeve në të cilën gjithashtu mungojnë kushtet higjeno-sanitare.
Top Channel