Plagoset me thikë një person në Tiranë, policia në kërkim të autorit

05/07/2021 10:53

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Rrugën e Dibrës, në Tiranë.

Policia njofton se në rrethana ende të paqarta, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me thikë një 34-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 04.07.2021, në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës shtetasin E. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel