Ilustrim

Një aksident është shënuar ditën e sotme në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Dy automjete janë përfshirë në këtë aksident, e për pasojë ka marrë flakë njëri prej mjeteve.

Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar ndërkohë që shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.

Policia mbërriti gjithashtu në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:45, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit” mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.S. është përplasur me mjetin tip”Fiat” me drejtuese shtetasen A.Z., ku si pasojë e përplasjes ka marrë flakë mjeti tip “Ford”.

Nuk ka njerëz të dëmtuar, vetem dëme materiale.

Sherbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel