Këtë të hënë është nënshkruan kontratat mes kompanisë Bechtel dhe KESH, për fazën e parë të projektit për ndërtimin e HEC-it të Skavicës.

E pranishme është edhe ministrja Belinda Balluku, e cila u shpreh se Skavica do minimizojë përmbytjet në zonën e nën Shkodrës. Ndërsa shtoi se, faza e parë përfshin punën përgatitore, 18 muaj në dispozicion.

Balluku e ka cilësuar këtë si një vepër me rëndësi të veçantë për sektorin elektro-energjetik shqiptar. Ministrja theksoi se ky HEC do të luajë një rol të rëndësishëm edhe për hidrocentralet e tjera ekzistuese në kaskadën e Drinit.

“Skavica është ndryshe nga hidrocentralet e tjerë sepse do të luajë rolin e një rregullatori për HEC ekzistuese. Do të rrisë me 20% prodhimin vendas, por do të rrisë kapacitete prodhuese edhe të Hec-et ekzistuese në kaskadën e Drinit. Është edhe për minimizimi e përmbytjeve në fushën e nën Shkodrës. Do të ndjejmë menjëherë minimizimi i përmbytjeve dhe kontrolli i të gjithë shirave. Që në fillimet tona kemi qenë shumë të qartë dhe kompania e ka kuptuar”, tha Balluku.

Top Channel