Mundësi e re për maturantët/ Në datat 7-9 korrik mund të plotësojnë formularët A1/A1Z
05/07/2021 14:35
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi nëpërmjet një statusi në Facebook, bëri të ditur se për plotësimin e formularëve A1/A1Z është dhënë një tjetër mundësi mes datave 7 dhe 9 korrik.
Statusi i Plotë i ministres Kushi:
“Pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 7 deri 9 korrik 2021. Suksese të gjithëve!
Top Channel